Rama bën sikur s’di, ama Shullazin e donte për rektor

Premte, 14 December 2018 16:45

Kryeministri ndodhet i rrethuar nga studentët dhe ka filluar të sajojë diversionin më qesharak të mundshëm, se fajin e paskan rektorët dhe dekanët që s’kanë kuptuar ligjin që ai ka miratuar. I mblodhi këtë të fundit, thjesht sa për t’i nxjerrë para një gjyqi të vetin e kinse për t’u treguar studentëve se këta e kanë fajin.

E gjithë rekuizita diversante e ngritur nga Rama ka si synim për të dalë jashtë objektivit të qitjes së studentëve. Por, a është Rama kaq injorant karshi botës studentore? Ai bën sikur s’di por tek gara për rektorin e Universitetit të Tiranës tregoi se ishte i aftë të përdorte edhe bandat e tij për të kërcënuar kandidatët, sikurse ndodhi me Mynyr Konin, rektorin aktual.  Ai çoi Shullazin për të kërcënuar në rrugën e shtëpisë Mynyr Konin për ta detyruar të tërhiqej nga gara dhe s’la gur kriminal pa lëvizur për të fituar një kandidate e vetja, vetëm e vetëm që gllabëronte kampusin studentor për qëllime PPP-je, koncesionare. Prandaj, për 8 pikat e studentëve atij i ka mbetur vetëm t’i thuhet “pika që s’të bie” se të ishte për të, Shullazi dhe ai do ishin sot rektorët e Universitetit.  Në këtë aspekt, sulmi i tij ndaj Konit është vazhdim i kërcënimit të Shullazit.

Login to post comments