"Protesta e studentëve, zëri i Shqipërisë reale"

Premte, 14 December 2018 17:02

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për protestën e studentëve, të cilët sot numërojnë plot 10 ditë në pritje të një përgjigje pozitive. Ai shkruan se protesta e studentëve është zëri real i Shqipërisë.

“Kjo nuk është situatë për “autokritikë”!Protesta e studentëve nuk është “shpullë mbi qeverinë” siç e shet Rama.Ky arsyetim ngjan si autokritikë e tipit komunist, me shpresë që partia (populli) do ta falë gabimin.Jo more jo!

Kjo protestë është reagim masiv i Shqipërisë reale. Është protestë e shqiptarëve që muajin e mbyllin me borxh dhe se nuk ju tepron asnjë kacidhe të paguajnë edhe provimet krahas tarifave të majme.Kjo është protestë ndaj litarit, laku i të cilit është shtrenguar në qafën e njerëzve pa punë e shpresë.

Qeveria nuk është se nuk e dinte këtë gjë. E dinte dhe mirë madje! Ndaj luan teatër me media e me personazhet “negativë” të opozitës. E bëri dhe e bën për t’u larguar mendjen njerezve nga litari. Por ka një pikë që s’mban më! Ndaj dhe fillojnë reagimet masive. Kjo situatë nuk kalojet me një autokritike se medemek “na bëri mirë shpulla e studentëve”. Kjo situatë kërkon përgjegjësi e përgjegjshmëri për të hequr litarin njerëzve.

Ju duhet lënë më shumë para në xhep njerëzve. Ky është thelbi i gjendjes sot. Pra tarifa e taksa të ulëta; me shumë punë e konkurrencë në treg; më shumë shpresë që njerëzit të mos ikin. Politika ndërkohë në kor, ka kohë që nuk merret më hallet e shqipërisë reale, por me hallet e veta… Po që janë të gjithë të bindur se ka një konspiracion nga jashtë për ti shkri të gjithë partitë!

Qesharakë pa fund! Ndaj shoqëria vetëreagon se nuk ka më besim tek përfaqesuesit e zgjedhur!Kush nuk e kupton këtë e ka kot që harxhon kohë në politikë…”, shkruan ai .

Login to post comments