”Si gënjen çdo vit Veliaj për kartën e studentit”, Çollaku: Ka interesa të forta ekonomike!

Premte, 14 December 2018 17:50

Këshilltari demokrat i PD-së në Bashkinë i Tiranës, Kreshnik Çollaku ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, ku ka komentuar protestën e studentëve që vijon tashmë prej 10 ditësh.

Çollaku tha se kjo është një protestë që gëzon mbvështejen maksimale të tij, ndërsa tha se për të shmangur çdo perceptim politik, nuk i është bashkuar fizikisht të rinjve.

Çollaku tha se prej vitesh, me premtime të përsëritura Veliaj iu ka thënë studentëve se do ju jepte kartën e studentit gjë që nuk ka ndodhur.

‘’Kjo është protestë e dinjitetit, është një protestë e dinjitetit kundër varfërisë.Studentët, prindërit e tyre dhe familjet janë të lodhur nga varfëria. Kam pasur një lloj vetëpërmbajtje dhe nuk kam qenë fizikisht pranë tyre për të shmangur çdo ngjyrim politik, edhe pse jam pedagog në Universitetin e Tiranës, dhe një ish-student i dhjetorit.

Lidhur me kartën e studentit, kjo është një kërkesë shumë e arsyeshme, Bashkia e Tiranës ka detyrimin që tiu japë këtë të drejtë studentëve, po e ka neglizhuar. Çdo vit 2016 dhe në 2017, në mënyrë të përsëritur kryetari i Bashkisë së Tiranës i gënjen studentët, duke i thënë se brenda vitit do të kenë kartën e studentit.

Studentët i kanë dërguar disa ankesa Bashkisë së Tiranës, duke I thënë se tarifat nuk përputhen me premtimet që iu janë bërë, dhe përgjigja që kanë marrë është zero. Kjo bëhet për të favorizuar kompanitë private që drejtojnë sot shërbimin e transportit urban. Disa prej këtyre kompanive janë ortakë me zyrtarë të Bashkisë dhe të paradhomës së Edi Ramës, nëse i japin lehtësi studentëve humbin para nga fitimi i tyre”, u shpreh Çollaku.

‘’Ka fjalë se drejtues të Bashkisë së Tiranës janë të përfshirë, dehe prokuroria duhet të nisë hetimet për këtë”, u shpreh më tej këshilltari demokrat.

Çollaku u shpreh më tej se me këtë protestë të studentëve mbetet vetëm deklarohet nga qeveria që ligji për Arsimin e Lartë ka rënë.

Login to post comments