Teksa po flet në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha premtoi se Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm përmes zgjedhjeve dhe jo me kufoma.
“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të organizojë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë, - tha Basha. - Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëherë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë!
Demokratët nuk e duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët.
Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top”, tha Lideri i opozitës.