“Pa nxjerrë Ramën para drejtësi nuk mund të ketë qeveri serioze”

Saturday, 15 December 2018 12:23

Lulzim Basha tha se është domosdoshmëri lënia prapa e kulturës së pandëshkueshmërisë. Sipas tij nuk mund të ketë qeverisje serioze nëse Rama dhe banda e tij nuk dalin para drejtësisë.

 “Largimi i Edi Ramës nga pushteti është i domosdoshëm. Është hapi i parë për ndryshimin e vendit. E gjithë banda kriminale e tij duhet të dalë para ligjit. Asnjë qeveri e ardhshme nuk do të jetë serioze nëse nuk nxjerr Edi Ramën para drejtësisë.

Para se të besoni tek Lulzim Basha duhet të besoni tek ligjet që e ndalojnë Lulzim Bashën të abuzojë me pushtetin.

Sot beteja jonë nuk duhet të jetë vetëm largimi i Edi Ramës, por ndryshimi i këtij sistemi të ndryshkuar. Kjo nuk bëhet me dhunë, por me votë.

Shqiptarët janë te etur për një qeverisje të drejtë.

 Është e qartë se sot vendi ka nevojë për një program emergjence. Programi ynë qeverisës i rakorduar me të gjithë koalicionin opozitar do të konsolidojë ndryshimin e kursit e të vendit.”

Login to post comments