Bonusi i bebes, me dy këste – Vendimi, procedurat që do ndiqen për ta përfituar

Diel, 16 December 2018 14:38

Prej datës 1 janar 2019 të gjitha nënat e fëmijëve të porsalindur do të përfitojnë bonusin e bebes, i cili është 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë e në vijim.

Ndërkaq, referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave, shumat përkatëse do të mund të tërhiqen në 2 këste. Më konkretisht, vlera më e madhe do të mund të tërhiqet nga nëna menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”. Ndërkohë që, diferenca e mbetur prej 5 mijë lekësh do të përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sa i takon procedurave të përfitimit, do të jetë nëpunësi i gjendjes civile, i atashuar pranë institucioneve të shërbimit spitalor ku kryhet lindja, që do të kryejë veprimet e verifikimit on-line të statusit të nënës dhe që regjistron fëmijën e lindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Ndërkohë që, pas regjistrimit kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së bonusit, në varësi të numrit të fëmijëve. Masa e ndihmës së menjëhershme financiare jepet në formën e një çeku, në një nga bankat e nivelit të dytë, që mbetet për t’u përcaktuar në vijim. Bonusi do të jepet edhe për edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit.

BONUSI I BEBES

40 000 lekë për lindjen e fëmijës së parë

80 000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë

120 000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim

80 000 lekë për secilin fëmijë, për nënat që lindin binjakë

120 000 lekë për secilin fëmijë, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...