Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar sot në Facebook në lidhje me protestat e studentëve dhe reagimin e Edi Ramës ndaj tyre.
Sipas Vasili, Rama po përpiqet që të fitojë kohë, që të bëjë pazare dhe të përçajë protestën.
‘Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur’, shkruan Petrit Vasili në Facebook.
Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:
Kryeministër boll i bishtnove detyres, koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar.
Kryeministri ka përpara detyra, që ja imponojnë kushtetuta, programi i tij i qeverisë, premtimet publike, që ka bërë.
Kryeministri s'ka asnjë rrugë tjetër vetëm të përmbushë kërkesat.
Dialogu, apo muhabeti thënë ndryshe, s'ka asfare të bëjë me detyrën të cilës i bishtnon kryeministri.
Dialogu i kryeministrit është thjesht një marifet i trashë për të fituar kohë, për të deformuar e zhbërë kërkesat, një mundësi për të dalë në pazar e për të blerë parimet, një sjellje që detyrat i kthen në qejfe subjektive të kryeministrit.
Koha e muhabeteve si atavizëm komuniste ka mbaruar, sot është koha e veprimeve si detyra për tu përmbushur.
Zgjidhja e kushteve mizerabel të jetesës dhe të mësimdhënies s'kanë asnjë nevojë për muhabete, por për buxhete, infrastrukturë dhe ligje të mira dhe jo klienteliste si ligji i arsimit të lartë.
Kryeministër lëri llafet, selfiet, memet dhe karagjozllëqet dhe bëj detyrën, shqiptarët nuk të paguajnë për palaço rrugësh, por për të drejtuar qeverinë.