Kreu i PD, Lulzim Basha tha se opozita është me mendje dhe shpirt tek studenti. Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kreu i demokratëve tha se PD është kundër ligjit për arsimin e lartë.
Basha: Sot është protesta e studentëve. PD e mbështet dhe është me shpirt dhe mendje. Jam i vetëdijshem se nuk ka nevojë të bëjmë akte protagonizmi për t'i shërbyer propagandës së Ramës, i cili prej 13 ditësh po i torturon.
Ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë. Nuk e çuam në Gjykatë Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese është e kapur.
Pse Arta Marku nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën për vjedhjen në Unazën e Re.
Thirrja jonë sot është që të bashkohen të gjithë shqiptarët me studentët.