Studentët kanë përzënë nga protesta akademikun dhe ish-zv.ministrin e Arsimit, Taulant Muka. Sapo ka tentuar të marrë fjalën, të rinjtë i kanë rrëmbyer nga dora mikrofonin dhe nuk e kanë lejuar të flasë.
“Rinia shqiptare…” është dëgjuar Muka, dhe më pas i është prerë fjala, pasi studentët kanë brohoritur njëzëri: ik, ik.ik…
Kujtojmë se akademiku ka denoncuar disa përfaqësues të lartë, përfshirë edhe eksponentë të mazhorancës për plagjiaturë në doktoratura, por nga ana tjetër është parë me sy kritik protagonizmi i tij dhe tentativa për t’u zgjedhur në krye të Këshilltarëve intelektualë të protestës.