“Ngrehuni dhe bjerini, korrini dhe shtypni”

Hënë, 17 December 2018 13:18

 Mijëra student dhe protestues të tjerë para Kryeministrisë recitojnë në kor Fan Nolin: Ngrehuni dhe bjerini, korrini dhe shtypni…

“Ngrehuni dhe bjeruni,

Korrini dhe shtypini,

Katundar’ e punëtorë,

Që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Këto qenë thirrjet e fundit që gjëmuan përpara Kryeministrisë nga mijëra të rinj protestues në qëndër të Tiranës. Si asnjëhërë më parë, studentët kanë recituar në një zë të përforcuar, vargjet e Fan Nolit, poezinë e tij “Anës lumenjve”.

Një i ri student tregoi se kishte 11 vjet në kurbet dhe kishte vendosur të kthehej në Shqipëri e me vendosmëri dhe me kurajo t’ iu bashkohet moshatarëve protestues. Pikërisht ai recitoi “Anës lumenjve”, që i shkonin për shtat sidomos rastit të tij dhe u ndoq në kor nga mijëra.

Modifikuar më Hënë, 17 December 2018 13:26
Login to post comments