“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Tuesday, 18 December 2018 12:14

Për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tentativa e Kryeministrit Rama për gjoja dialog është thjesht dhe vetëm tentativë për përçarje të studentëve.

Çupi shkruan në Facebook shkruan se në 5 vite Edi Rama përdori vetëm një taktikë për Shqipërinë: Copëtoje, ndaje, përçaje dhe vidhe.

 “Rama njeh dialogun e përcarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve.

Edi Rama nuk dialogoi ne 5 vite rresht me të gjithë ata persona të arrestuar pasi nuk mundën të paguanin energjinë elektrike.

Rama nuk dialogoi kurrë me qytetarët që iu shembi shtëpitë e u mori pasuritë dhe i nxorri në mëshirë të fatit pa asnjë qindarkë dëmshpërblim.

Edi Rama nuk dialogoi me mijëra pensionistë që në 5 vite i ka lënë pa ua rritur asnjë qindarkë pensionin.

Edi Rama nuk dialogoi me mijëra të rinj që të vetmen shpresë për të ardhmen e tyre shohin rrugët e Europës

Edi Rama nuk dialogoi kurrë me minatorët që po humbin jetën nëpër minierat e privatizuara nga oligarkët e tij .

Edi Rama nuk dialogoi me infermierët , të papunët e të pamundurit.

Edi Rama në 5 vite nuk e ndërpreu për asnjë çast dialogun me korrupsionin, aferat, tenderat e oligarkët

Në 5 vite Edi Rama përdori vetëm një taktikë për Shqipërinë: Copëtoje, ndaje, përçarje dhe vidhe.

Ky është i vetmi dialog që Edi Rama di të bëjë, por e shkruan ne akull me studentët pasi ata kurrë nuk do ta pranojnë një sjellje apo dialog të tillë”, shkruan deputetja e PD-së.

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 12:25
Login to post comments