Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama u pa në Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe pse studentët nuk ishin në dije të këtij takimi.
Madje ata denoncuan edhe me video se në këtë takim ishin ata studentë që kishin emrin tek lista e Rekorit.
Mbi këtë ”takim me studentë”, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij, Rama bëri antiprotestë tek UBT dhe foli me veten. ”Rama flet me vehten dhe bën antiprotestë në Universitetin Bujqësor, falë zot se e ka lënë mendja”,-shkruan Vasili në facebook.