Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke pasur parasysh situatën e krijuar në vend në lidhje me me tenderat dhe punët publike i është rikthyer një propozimi të tij të mëparshëm për “mbrojtjen e Shqipërisë nga biznesi off-shore”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Manjani propozon 2 nene për ndalimin e kompanive off-shore që të marrin punë e pasuri publike.
“Më 6 Prill 2016, kur bota ziente nga skandali “Panama Paper” kam hedhur idenë e mbrojtjes së Shqipërisë nga bisnesi off-shore.
Propozova transparencë të këtyre kompanive, ose largim nga tregu ynë. Nuk e shpika këtë ide, thjesht ndoqa propozimin e Ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, i cili propozoi të njëjtên gjë për vendin e Tij.
Askush nuk dëgjoi...
Megjithatë, prapë nuk është vonë. Dy nene janë që nevojiten:
1. ndalimi i kompanive off shore të marrin punë e pasuri publike.
2. Në të gjitha veprimtaritë e tjera pronarët e kompanisë duhet të jenë të identifikueshëm.
Kaq”, shkruan Ylli Manjani.