Premtimi për përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi: Rama gënjen, nuk mund të bëhet pa ndryshuar buxhetin

Tuesday, 18 December 2018 22:09

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka cilësuar premtimin e Kryeministrit Edi Rama për përgjysmimin e tarifave të studimin me 50% si një vendim të parealizueshëm pasi pa ndryshuar buxhetin nuk mund të bëhet.

“Qeveria i ka shumë të qarta kërkesat, ka mundësinë për ndryshime në buxhet, për të treguar dëshirën e mire për të plotësuar kërkesat dhe nuk jep qoftë dhe një lek”, tha Kryemadhi në emisionin “Dritare”.

“Duhet të ndryshojë buxhetin që ta përgjysmojë, si do e bëjë? Ky është mashtrues. Ndaj studentët thonë s’të besojmë se ai gënjen. Studentet e dine se nëse ndryshon buxhetin s’mund te ulen tarifat”, tha kryetarja e LSI-së.

Login to post comments