Kërcënimi i gazetarit, Berisha- Ramës: Gjej vrimë ku të futesh

Tuesday, 18 December 2018 22:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit me jetë të bërë ndaj gazetarit Ylli Rakipi.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Berisha shkruan se autor i këtij kërcënimi është vetë Edi Rama.

Ish-kryeministri e ka paralajmëruar Ramën se nëse i ndodh diçka Rakipit, përgjegjësia është e tij.

Reagimi i plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvin gjej vrimë miu ku të futesh!

Te dashur miq, gazetari i njohur Ylli Rakipi është kërcënuar me jetë.

Autor i këtij kërcënimi kriminal nuk mund të jetë kush tjetër përveç armikut të egër të mediave dhe njeriu më i urryer nga rinia shqiptare, kryekorruptori i vendit, krye krye kreu i meduzës së krimit të organizuar, Edvin Kristaq Rama.

Me këtë rast paralajmëroj atë se një qime floku po iu prek z. Rakipi apo çdo gazetari tjetër do të përgjigjesh personalisht, nuk do të gjesh vrime miu ku të futesh, do përballesh si person me ndëshkimin më të merituar.

Je i pashpresë!

Login to post comments