Protesta e vetmja zgjidhje

E Enjte, 20 December 2018 17:07

Nga Hari Imeri

Tashmë kjo qeveri ka armiqësuar të gjithë popullin. Sot në proteste ishin të gjitha shtresat e shoqërisë sepse qeveria i ka dhunuar, i ka mohuar dhe nëpërkëmbur të dejtat e tyre, ka grabitur me taksat, me kontratat për oligarkët. Në protestë ishin studentët, artistët dhe intelektualët, fermerët, biznesi i vogël, të papunët, banorë që u prishen shtëpitë pa shpërblim, që u rrëmbehet prona.

Ky është reagim popullor kundër abuzimeve të pushtetit. Nuk kemi të bëjme me dështim reformash, nuk kemi të bëjmë me dështim të qeverisjes, por me abuzim të pakontrolluar, me abuzim të shfrenuar të pushtetit. Reagimi është kundër pushtetit të krimit dhe oligarkisë.
Protesta e studentëve rrëzoi përfundimisht fasadën propogandistike të Edi Ramës. Mbas kësaj proteste dhe protestave anembanë vendit është e qartë për këdo që propoganda e Edi Ramës nuk ka më konsumator.
Për këdo është e qartë, sot ç’do shqiptar është në opozitë me qeverinë.
Protesta e studentëve është protesta e elitës së rinisë që refuzon politikat e qeverisë, që refuzon ligjin e asimit, që denoncon abuzimin me universitetet që nuk beson se mund të ketë të ardhme me këtë pushtet.
Në protestë është e ardhmja përballë të shkuarës, është rinia përballë pushtetit kriminal.
Protestat e artistëve, e kuksianëve, e studentëve dhanë një mësim për shoqërinë. Rruga e protestës është rruga për të mbrojtur të drejtat, rruga për të mbrojtur veten përball abuzimit të pushtetit.
Protestat janë frymëzuar dhe nxitur nga PD. Mbështetja e PD ka qenë garancia e vetme për qytetarët. PD ka mbështetur dhe u ka dhënë kurajo dhe zë protestave qytetare që të mbrojnë të drejtat nëpërmjet protestës.
Në këtë valë protestash, detyra jonë është të mbështesim qytetarët, të jemi zëri politik i të drejtave të qytetarëve, t’i prijmë qytetarët në protestë, të jemi garanci dhe shpresë për të ardhmen e qytetarëve.
E gjithë shqipëria është në protest. Protesta është rruga për të larguar këtë klikën nga pushteti.

“PD ka lindur nga përballja dhe do të përballet për të ç’liruar Shqipërinë nga oligarkia, nga krimi, nga korrupsioni,nga rrënimi.”

Delvina.jpg

 

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 17:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...