Vokshi: Rama, fajtor për tensionin në Kuvend

E Enjte, 20 December 2018 15:49

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi bëri fajtor kryeministrin Rama për tensionet në Parlament ndërsa tha se opozita ishte atje vetëm për të folur.

Nga ana tjetër deputetja demokrate nuk kurseu akuzat për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, sipas të cilës ai ka shkelur shpeshherë rregulloren, vetëm e vetëm që t’i mbyllë gojën opozitës.
“Ne ishim atje për të folur, por që gjithmonë është kryeministri që tensionin situatën. Është minimumi që mund të kishte ndodhur. Ne ndjekim një procedurë, skanohet çanta. Të gjithë kaluam. Ky ishte një reagim ndaj saj se si kryeministri poshtëron këdo që i del përpara”, tha Vokshi e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

Është realisht e vështirë të dëgjosh fjalën e tij, është një fjalor prej rrugaçi. Për 16 ditësh ai i ka tallur studentët. Është një reagim ndaj gjuhës së përdorur.

Në fakt është një drejtim krejt joprofesional i seancës nga zoti Ruçi, i cili shkel seancën. Gramoz Ruçi i ka refuzuar të drejtën e fjalës për procedurë, kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, zotit Spaho.

Nuk është kjo mënyra, nuk mund të shkelësh në mënyrë të vazhdueshme rregulloren vetëm se do t’i mbyllësh gojën opozitës. Në orën 6 do të jemi sërish në sallën e seancës për të diskutuar buxhetin e vitit 2019, për të diskutuar paktin për universitetin, që është një mashtrim i rradhës”, u shpreh ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...