Rama nuk pranon 5% buxhet për arsimin, Basha: 105 milionë euro ia jepni klientëve

E Enjte, 20 December 2018 18:51

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ lidhur me buxhetin e akorduar për arsimin.

Teksa bëri bilancin e çdo familje shqiptare që ka një fëmijë në universitet, Basha tha se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë.

“Të dashur qytetarë gjithsecili prej jush e di ça do të thotë të çosh një fëmijë student. Kostoja mesatare është 25 mijë. Për konvikt e ushqim 220 mijë, për transport dhe urban, 25 mijë. Për tre vite bachelor dhe dy vite master një familje shqiptare duhet ë shpenzojë 15 mln lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet familja duhet të kursej 72 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë shifra, por janë më shumë sesa shifra. Janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisura dhe në tavolinat e tyre të zbrazura. Të çosh sot një fëmijë në universitet është e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...