"Rama i vetmi kryeministër që brenda mandatit pranon se reforma që mburri i ka dështuar"

E Enjte, 20 December 2018 21:28

“Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë i cili brenda mandatit pranon se reforma për të cilën është mburrur, ka dështuar”- deklaroi Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit.

Më tej Shehi ka deklaruar se nga kjo protestë u vu në dukje se këtu ka akoma probleme me lirinë.

“Lëvizja e Studentëve kujtoi dy gjëra, e para që disa të rinj dalin dhe na kujtojnë se këtu ka akoma probleme me lirinë, dhe e dyta që sistemi merr ujë nga të dyja anët”- vazhdoi Shehi.

Login to post comments