Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalesës së tij në Kuvend pas kritikës që i bëri qeverisë për qasjen ndaj arsimit dhe mbështetjen për protestën e studentëve ka shpalosur edhe programin e partisë demokratike duke propozuar dyfishim të buxhetit dhe ndjekjen e politikave sociale.
Propozimet e PD për zgjidhjen e problemit të shkaktuar nga praktika e ligjit korruptiv të arsimit të lartë dhe buxheti korruptiv i shtetit në këto 5 vite janë të qarta: dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë nga 74 milionë dollarë në afro 150 milionë dollarë.
Propozimi ynë është që ky dyfishim të përdoret në dy mënyra.
Së pari, fasha e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj të përfitojnë subvencionim të plotë të tarifës nga buxheti i dyfishuar për arsimin e lartë. Nga kjo do të përfitojnë afro 112 mijë studentë të cilat sipas projeksioneve të censusit dhe INSTAT i përkasin familjeve me të ardhura minimale prej 640 mijë lekësh në muaj, të përllogaritura sipas minimumit jetik prej 160 mijë lekësh në muaj shumëzuar me 4 anëtarë në familje. Efekti buxhetor do të jetë afro 3.6 miliardë lekë, 36 milionë dollarë.
Së dyti, fasha e dytë e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj është afro 10 % e numrit të studentëve në universitetet publike. Sipas projeksioneve të censusit dhe të INSTAT-it, shpenzimet mesatare të familjeve nga vijnë këta 10 % e studentëve, janë afro 1 milionë e 500 mijë lekë të vjetra në muaj. Mund të themi pra me siguri, se nuk i përkasin një fashe që mund të konsiderohet e varfër apo e pamundur në Shqipëri. Për këtë fashë të studentëve, propozimi i Partisë Demokratike është përgjysmimi i tarifës. Efekti financiar është 2 milionë dollarë, vetëm 200 milionë lekë në vit.
Pra, me dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë, 38 milionë dollarë duhet të kalojnë si trasfertë direkte universiteteve publike vetëm për tarifat e studentëve.
Mbeten afro 37 milionë dollarë të tjerë, nga të cilat duhet të destinohen së paku 5 milionë të tillë për politikën sociale të shpenzimeve për familjet që janë shumë më poshtë se mimimumi prej 640 mijë lekë në muaj.
Për këto familje, që janë në ndihmë ekonomike dhe pa ndihmë ekonomike apo me atë ndihmë ekonomike lëmoshë, të cilat nuk sigurojnë dot as mjaftueshëm para për të blerë bukën e thatë, për këto familje është totalisht e pamundur ta paguajnë koston minimale prej afro 2200 dollarësh në vit, 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra, që janë pagesat vjetore për konvikt/qera dhe afro 6 mijë lekë të vjetra për ushqim, shifra që natyrisht nuk i thonë asgjë, as parafolësit dhe as racës së tij në pushtet.
5 milionë dollarë duhen pra për të ndihmuar këtë numër studentësh, duke qenë konservatorë dhe jo dorëlëshuar, por duke bërë të mundur që edhe për ato familje në nevojë ekstreme, që nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë lek për fëmijët e tyre, buxheti i shtetit t’u vijë në ndihmë.
Kjo do të lërë afro 32 milionë dollarë për politikat e tjera, që do të shkojnë për infrastrukturën konviktore, auditoret, bibliotekat, IT-në, rritjen e cilësisë së mësimdhënies në tërësi.
Sa ka shtuar banda e hajdutëve në buxhet krahasuar me vvitin që po lëmë pas? 200 mijë dollarë ka shtuar krahasuar me vjet dhe brenda këtyre 200 mijë dollarëve, ky mashtrues (Arben Ahmetaj) këtu thotë se do të jap para edhe për ata që s’kanë, që janë në ndihmë ekonomike, edhe përgjysmim tarifash, edhe këtë edhe atë. Cdokush e ka të qartë se janë mashtrime, janë gënjeshtra.