'Kryeministri dhe deputetët e PS, lidhje sistematike me kriminelë'

Premte, 21 December 2018 10:57

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka paratiru në kuvend, projekligjin e propozuar nga PD-ja për vetingun në politikë duke theksuar nevojën e domosdoshme të tij pasi , siç u shpreh, Kryeministri, ministrat e PS, kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kriminelët me pasoja të qarta në kurriz të interesit publik.

“Kjo çështje nuk ka debat, - tha Bylykbashi, -  asnjë nga ju s’mund të ngrihet e të thotë është i sajuar dhe po i nxiti fytyrën  e Shqipërisë.

Po flasim për politikanë, të cilët kanë marrëdhënie të drejtpdrejtë, të lartë, të grupit tuaj parlamentar . Kryeministri, ministrat, kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kriminelët, të vazhdueshme, konsistente, sistematike, me pasoja të qarta në kurriz të interesit publik. Kjo është arsyeja me të cilën ne po përpiqemi të mbyllim unazën për të mbrojtur institucionet demokratike të këtij vendi."

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 12:21
Login to post comments