Vasili takohet me zyrtaren e lartë të Departamentin Amerikan të Shtetit

Premte, 21 December 2018 11:05

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili priti në një takim në selinë e LSI-së znj.Susan K Falatko, Drejtore e Zyrës për çështjet e Europës Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit me znj.Falatko, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehu shqetësimin për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, në mënyrë të veçantë për protestat masive dhe shumë të drejta të studentëve, kërkesat e të cilave janë minimale, por që qeveria nuk po bën asgjë për plotësimin e tyre.

Z.Vasili shprehu shqetësim të veçantë lidhur me problematikat e korrupsionit galopant që ka shpërthyer në Shqipëri dhe që ka kulmuar me megaskandalin e korrupsionit në zonën e Astirit.

Vasili u ndal gjithashtu edhe tek politikat ekonomike të qeverise, të cilat sipas tij po sjellin skema korruptive dhe klienteliste, mungesë vizioni dhe rritje të varfërisë për pjesën kryesore të popullsisë.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 11:41
Login to post comments