Kryemadhi: Vetingu në politikë të nisë me analizën e drogës të Ramës

Premte, 21 December 2018 12:22

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e vetingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi si peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e drejtësisë.

“Si mund të pranojë Edi Rama, Vettingun në politikë,- tha Kryemadhi,-kur problemin e parë e ka më vëllain e tij? Me njerëzit pranë vetes, me ministrat.. .Kur koncensinet që iu vidhen shqiptarëve, nuk dihen ku shkojnë. Si mund ta pranojë kur ai është gijotina e parë e SPAK-ut dhe sistemit të drejtësisë. Unë mendoj se këtij vetingu t’i shtohet e dhe analizat e drogës. Mirë dje kishte ardhur me antiplumb, por ai është edhe peng i “mallit” që i shesin. Po ashtu i duhet edhe kartela mjekësore. Po karta mjekësore fshihet nga mjekja Mira. Ai s’mund ta pranojë këtë , se ka problem shumë të madh, përballjen me vetveten”, u shpreh Kryemadhi.

Login to post comments