Rama dhe ministrat mungojnë në Kuvend, Berisha: Janë zhdukur si minjtë

Premte, 21 December 2018 12:13

Ish-kryeministri Sali Berisha, në ndërhyrjen e tij në Kuvend ku po diskutohen amendamentet e opozitës për vettingun në politikë, ju referua faktit se në sallë mungonin ministrat. I vetmi i pranishëm ishte ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Duke ju drejtuar Vasilika Hysit, drejtuese e seancës, Berisha kërkoi ndërprerjen e parlamentit dhe thirrjen e ministrave për të qenë të pranishëm.

“A nuk e vë re zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit në atë radhë janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Pandeli Majkos. Zonja kryesuese ku janë ata? Pse kanë frikë dhe mendojë se imazhi i Pandeliut do t’i lajë fytyrën e tyre sot? Të vijnë aty se sot sytë e kombit janë të drejtuar në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë Shqipërinë. Prandaj ndërprite seancën, detyroji të vijnë aty të qëndrojnë, është dita e gjykimit të tyre nga mbarë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 12:15

Video

Login to post comments