Të shkëpusim njëherë e mirë politiken nga krimi

Hënë, 24 December 2018 16:17

Nga Xhemal Gjunkshi

Sot kjo ditë është dhe duhet të jetë një ditë historike në historinë e Parlamentit Shqiptar. Sot të gjithëve ne që jemi në këtë sallë si deputetë të këtij kuvendi, na është dhënë një mundësi e shkëlqyer që të votojmë së bashku disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8417, date 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Këto ndryshime kushtetuese do t’i hapin rrugë që integriteti i zyrtarëve të lartë publik të shërbejë si parakusht për një qeverisje demokratike në shtetin e së drejtës. Partia Demokratike ka qenë, është dhe do të mbetet e vendosur në permbushjen e këtij misioni.

Të shkëpusim njëherë e mirë politiken nga krimi, duke u prerë të gjitha rrugët trafikantëve të drogës , duke depolitizuar policinë e shtetit, duke forcuar ligjin, mbi të gjitha duke zbatuar ligjin.

Zoti Kryeministër, u bënë me shumë se dy vjet që në sirtarët tuaj, të Ministrit të Brendshëm qëndron një listë me mbi 124 persona, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin dhe grupet kriminale.

Përse nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë dhe

çfarë po bëhet me këta drejtues të lartë të Policisë; së pari për t’i larguar nga radhët e policisë dhe së dyti për t’i ndjekur ata penalisht.
Është kjo polici dhe papërgjegjshmëria totale e organeve të sigurisë, të cilët mbështesin trafikantët, që tonelata të tëra me lëndë narkotike të transportohen nëpërmjet detit, në rrugë tokësore dhe ajrore, duke shkaktuar një kërcënim real të sigurisë jo vetëm të Shqipërisë por dhe të Italisë, Greqisë NATO-s etj.

Ju keni treguar dhe vazhdoni të tregoni se nuk keni as forcën, as dëshirën dhe as qëllimin e mirë për të pasur rend dhe qetësi në këtë vend.

Ju, Zoti Kryeministër, jeni i pari që me shembullin personal ushqeni që jo vetëm ju, por dhe ministrat tuaj të komunikojnë, qendrojnë dhe shoqërohen me persona me rekorde kriminale nëpër hotele dhe motele. Rasti më i mirë për këtë është Dibra.

Të tashmen dhe të ardhmen tuaj e keni lidhur vetëm te bashkëpunimi me individët me rekorde kriminale. Stop mbështetjes dhe suportimit të këtyre individëve.

Si përfaqesues i Qarkut Dibër ju siguroj që vazhdimi në këtë rrugë vecse do të cënonte rëndë sigurine, lirine, prosperitetin e qytetarëve të këtij Qarku.

Ne këto kushte, kur nuk ka ndryshuar asgjë gjatë këtyre dy viteve i bëj thirje Prokurores së Pergjithshme të Përkohshme të hapë urgjentisht; Dosjen e Dibrës.

Personat me rekorde kriminale që ju kanë sjelle juve në pushtet, kanë diktuar në çdo kohë dhe në çdo moment emërimin e drejtuesve të Policisë, emërimin e drejtuesve të pushtetit qendror, vendor, lokal, duke kapur për fyti të gjithë administratën e shtetit, duke shpërdoruar dhe vjedhur haptas fondet publike, duke emëruar në institucione të administratës militantë të cilët i keni shpërblyer për shërbimin që kanë bërë dhe jo për atë që do të bëjnë.

Në këtë ndërmarrje të jashtëligjshme individët me rekorde kriminale, drejtuesit e institucioneve shtetërore sillen si Padronë e si Sulltanë.

E dini pse ndodh e gjitha kjo?

Sepse kryepadroni dhe kryesulltani jeni Ju dhe vetëm Ju.

Ju keni rastin dhe momentin për tja hequr këtë lak nga fyti, jo vetëm popullit të Dibrës, por të gjithë shqiptarëve.

Grupet kriminale kanë mbështetje politike.

Ato po dominojnë dhe ndikojnë në pastrimin e parave të pista, në ndërtime apartamentesh, infrastrukturën rrugore, energjetike, shfrytëzimin e burimeve minerare, etj.

Ne si deputetë të Partisë Demokratike kemi pasur qëndrim të qartë që kjo është një zvarritje pafund e procesit për të shpëtuar dhe qëndruar akoma në detyrë persona të cilët janë të lidhur me krimin.

Këto Amendime Kushtetuese duhet të votohen; Për të siguruar stabilitet, për të nxitur zhvillimin, për të siguruar shtetin ligjor dhe për ta çuar Shqipërinë drejt anëtarësisë së plotë në Bashkimin Evropian.

Të nderuar kolegë si të Pozites dhe të Opozitës, Ju ftoj që ti votojmë të gjithë së bashku këto Amendime Kushtetuese. Faleminderit!

Fjala e mbajtur ne Parlament.

 

Modifikuar më Hënë, 24 December 2018 16:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...