Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit me strukturat e LSI në Mallakastër, ju ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të mos braktisin studentët.
Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen që të gjithë të harrojnë kartat e anëtarësisë dhe të luftojnë për flamurin kombëtar të marrë peng nga krimi.
‘Edhe pse jemi në prag festash në Shqipëri nuk flitet për tryeza plot por për tryeza bosh. Këtu është thënë që do të ulet tvsh për energjinë, por nuk ëh stë ulur. U premtua se do të ulet tvsh për shportën e ushqimeve, sërish nuk është ulur. Ne shohim një mungesë përgjegjësie të qeverisë. Ka ardhur koha që ta quajmë Shqipërinë si shtëpinë tonë, pasi çdo shqiptar vendin e tij e ka në Shqipëri. Të gjithë jeni në dijeni për faljen që ju bëri Rama oligarkëve ditën e enjte në parlament. Pra ju do të paguani taksat ndërsa të pasurve do ua falë. Ajo që po vëmë re ne është se abuzimi që ëhstë bërë me PS-në ëhstë shumë i madh. Sot PS-në nuk e drejtojnë socialistët por kriminelët. Sot ka ardhur koha që politika të marrë në dorë fatet e njerëzve. Ne nuk do të ndalemi as ditët e festave, do të zhvillojmë takime me njerëzit që tu kërkojmë të suportojnë fëmijët shqiptarë. E vetmja zgjidhje e jona është të mos ndalojmë në asnjë moment harrojini flamujt politikë dhe sensibilizohuni për familjet tona’, deklaroi Kryemadhi.