Edhe Pogradeci në këmbë, revolta e qytetarëve, thyejnë xhamat e zyrave të Hipotekës

Hënë, 16 Prill 2018 13:12

Qytetarët e Pogradecit janë revoltuar mëngjesin e sotëm. Ata në shenjë proteste kanë sulmuar sot zyrat e hipotekës së Pogradecit duke thyer xhamat e institucionit.

Duke folur për media, pogradecarët janë shprehur se janë mërzitur me sjelljen burokrate të drejtuesve të këtij institucioni dhe sot të revoltuar kanë thyer edhe xhamat.

‘Nuk marrim shërbimin e kërkuar’, janë shprehur ata.

Qytetarëve u ka humbur durimi për korrupsionin në zyrat e shtetit. Si pasojë e pritjes në radhë të gjata, qytetarët kanë thyer xhamat e zyrave të Hipotekës.

Mësohet se ata kanë deklaruar se veç radhëve të gjata, nga kjo zyrë nuk janë marrë shërbimet e kërkuara.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratat e banorëve që janë përfshirë në këtë incident.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 13:13
Login to post comments