"Ajo që po i bëhet Kukësit është një metaforë e asaj që i bëhet gjithë Shqipërisë. Në pushtet kemi një grusht njerëzish që i ka vënë shqiptarët në rresht për t’i grabitur”, wshtw shprehur analisti i njohur Fatos Lubonja.
“Unë jo që jam i ndjeshëm por kam bërë dhe një shkrim me titullin jemi të gjithë kuksianë. Në kuptim edhe të solidaritetit, por jo vetëm, por mendoj se ajo që po i bëhet Kukësit është një metaforë e asaj që i bëhet gjithë Shqipërisë. Në kuptim se kemi një pushtet, që është një pushtet i një grushti njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t’i grabisë”, deklaroi Lubonja nga qyteti i Kukësit ku në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë çeli një ekspozitë me fotografi.