Shehu: Rama të sqarojë kandidaturën e ministrit të Jashtëm! Të mos dekretohet!

E Enjte, 03 Janar 2019 12:21

Ish-ministri i Jashtëm, deputetii  PD-së, Tritan Shehu, ka reguar sot me një status në Facebook, duker i bërë thirrje presidentit Meta që të mos dekeretojë ministrin e Jashtëm dhe disa të tjerë, pasi “kjo detyre qe lidhet me çështje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk“.

Ja postimi i Shehut:

“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.

Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi...

Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk.

Kryeministri duhet te qartesoje veçanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.

E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe veçse shton paqartesite.

Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.”

Modifikuar më E Enjte, 03 Janar 2019 12:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...