2018 në shifra!

Premte, 04 Janar 2019 14:56

Nga Jorida Tabaku

Kjo qeveri do të mbahet mend për shumë gjëra, por sigurisht që në krye të listës është dhe megallomania dhe paturpësia për të tjetërsuar shifrat e financave publike. Të mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi të prodhojë gënjeshtra të denja për manualin e gënjeshtrave të Republikës së Rilindjes.

Për hir të biznesve që mbyllin dyert, familjeve që varfërohen, investitorëve të huaj që largohen, fermerëve që hedhin produktet dhe studentëve që sot protestojnë po ju parashtroj disa argumente dhe të dhëna që janë publike për cilindo:

a. Borxhi Publik 83%

Sot Borxhi Publik, sipas raportit të KLSH, rezulton të jetë 73% e PBB-së dhe kjo vlerë është më e lartë se sa deklarimi i qeverisë në Komisionet Parlamentare. Sipas raportit të KLSH ministri Ahmetaj rezulton të ketë falsifikuar borxhin publik duke gënjyer Parlamentin dhe mbi të gjitha duke gënjyer shqiptarët.

Rritja e borxhit vjen si pasojë e PPP-ve që në vitin 2018 kanë qenë kryefjala e vjedhjeve spektakolare të kulmuara me ligje apostafat për të ligjëruar këto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, ligji i inceneratorëve të gjitha këto janë disa prej mrekullive që ka kontribuar vetë ministri Ahmetaj me gjithë kapacitetet e tij dhe fuqinë e ministrit.

Sipas FMN-së, borxhi publik i Shqipërisë rezulton sot 83% e PBB-së (bashkë me PPP).

b. Investimet e Huaja 51% TAP dhe Devoll

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se Investimet e Huaja Direkte janë rritur si pasojë e investimeve të TAP dhe Starcraft Devoll. Të dy këto investime, siç e di i madh dhe i vogël, kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisjes 2009-2013. Në kohën kur investitorët e huaj i afroheshin Shqipërisë se e shihnin si atraksion për biznes dhe jo një feud personal të qeveritarëve.

Sipas raportit të BSH 51% e Investimeve të huaja janë në varësi të TAP dhe Devollit ndërkohë që viti 2019 pritet të jetë viti i fundit i këtyre investimeve. Në vend që ministri Ahmetaj të na paraqiste ndonjë projekt të huaj që ai vetë ka kontribuar të sjellë në vend, vazhdon të krenohet për atë që gjeti nga paraardhësit.

c. Detyrimet e Prapambetura 200 milionë euro

Detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 200 milionë eurove ndërsa bizneset vazhdojnë të mbyllen dhe të vendosen në vështirësi. Qeveria ka menduar dhe për to. Fallsifikimi i të dhënave duket se është rrugëdalja e preferuar e qeverisë për të mbajtur me gënjeshtra qytetarët për të dhënat ekonomike.

d. Rritja e Taksave dhe të Ardhurat në Buxhet – 1,9 miliardë në 5 vite

Vlera e taksave të rritura nga paketa fiskale 2014 e deri më sot është e barabartë me 1.9 mld euro ndërsa vlera e PPP-ve është 2 mld euro. Në pak fjalë shqiptarët paguajnë me taksat e tyre paratë që qeveria çon tek oligarkët që jo rrallë herë kanë përgatitur ligjet specifike dhe paketën fiskale.

Ministri ndërsa propagandonte taksën progresive harroi të nënvizonte taksën mbi të ardhurat që është më e larta në rajon, harroi të propagandonte futjen e TVSH për bizneset e vogla, raportet e ndryshme ndërkombëtare që evidentojnë problemet e politikës fiskale të qeverisë rilindase.

Vetëm vitin e kaluar buxhetit të shtetit i mungojnë 126 milionë Euro si rezultat i keqmanaxhimit dhe korrupsionit.

e. Rritja e Varërisë

Në një kohë kur çmimet e produkteve janë rritur si pasojë e taksave dhe tarifave të vendosura nga qeveria, paga reale nuk është rritur. Konsumi i familjeve ka rënë ndjeshëm apo është rritur në mënyrë të papëfillshme, 90% e familjeve shqiptare kanë pasur rritje të konsumit me rreth 0.6% ndërkohë që vlera e produkteve në treg është rritur. Gjithashtu pabarazia ndërmjet të pasurve dhe të varfërve është rritur ndjeshëm dhe frikshëm aq sa mobiliteti social nuk ekziston më.

Pabarazia është thelluar ndërkohë që familjet shqiptare kanë të njëjtin buxhet si në 2007, duke treguar se rritja e energjisë me 25%, rritja e tarifave të arsimit me 33%, rritja e ujit me 44% dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore me 20 përqind kanë varfëruar në masë shqiptarët.

Dhe qershoi mbi tortë, nuk mjaftoi rritja e taskave me 1,9 miliardë, nuk mjaftoi fakti që jemi i vetmi vend në botë që taksojmë më shumë punën (23%) se kapitalin (8%) por këtë fillim viti hyri në fuqi rritja e taksës së pronës me 2-4 herë si dhe vendosja e pagës maksimale merr nga punëdhënësit e punësmarrësit rreth 10% të pagës duke dëmtuar përsëri shtresën e mesme.

Kjo politikë ekonomike pa burim rritje, por në thelb klienteliste, pa vizion e strategji sot ka prodhuar një ekonomi që po varfëron gjithnjë ë më shumë atë që punon, atë që përpiqet dhe po ndihmon me të fortin e klientin.

Taksa e sheshtë do çlirojë kapitalin, do ndihmojë punësimin, do i ndalojë bizneset që përditë mbyllin qepenat dhe do të rikthejë ekonominë konkuruese!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...