PS dhe Rama, pas 30 qershorit nuk janë mazhorancë

Tuesday, 09 July 2019 19:50

Partia Socialiste e faktoi edhe me rezultat konkret daljen e saj në opozitë. 30 qershori tregoi se Rama është shumë më pak se gjysma e votuesve në Shqipëri. Historiku i viteve të fundit  i zgjedhjeve ka treguar se në Shqipëri marrin pjesë 46-50% të qytetarëve me të drejtë vote.

Më 30 qershor pjesëmarrja reale, e raportuar nga vetë komisionerët e Partisë Socialiste, kapte shifrën e 18% në të gjithë vendin, pjesëmarrje e cila u konfirmua edhe nga KQZ fillimisht. Do të duhej ndërhyrja e Komisionit Qendror Zgjedhor, provuar nga shfaqja e videove se si u mbushën kutitë e votimi, për të çuar shifrën e pjesëmarrjes në votime me 22%.

Pavarësisht manipulimeve edhe kjo shifër e pozicion Ramën dhe partitë e koalicionit të tij në opozitë, pasi është më pak se gjysma e votuesve që i drejtohen kutive të votimit në zgjedhje.

Aq më tepër që në zgjedhjet e 30 qershorit, votat e pavlefshme u renditën të dytat për nga rezultati në disa bashki, duke lënë pas edhe kandidatët fiktivë  që rivalizuan Partinë Socialiste.

Vetëm në Bashkinë e Tiranës, rezulton se numri i votave të pavlefshme është 9796 (ose 5,7% e totalit të votave në kuti), më shumë edhe se votat e konkurrentit të Veliajt, Arben Skënderi i cili ka marrë 9364 vota.

Edhe në bashki të tjera raportohet për një numër të konsiderueshëm votash të pavlefshme, po t’i referohemi numrit të votuesve që morën pjesë në proces. Në të gjithë vendin votat e pavlefshme përllogariten rreth 6%.

Pra edhe nëse marrim të mirëqenë shifrën e manipuluar të zgjedhjeve nga KQZ e Ramës, 22% dhe ti zbresim 6% të votave të pavlefshme, Partia Socialiste është sot ën nivelin e 15-16%, shifër kjo që e pozicionon edhe zyrtarisht në opozitë.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 19:56
Login to post comments