Kotzias: Bushati u largua se ishte kundër Ramës për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Diel, 06 Janar 2019 11:28

Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka zbuluar detaje rreth arsyeve të vërteta, që kanë cuar në shkarkimin e Ministrit të Jashtëm Bushati.

Kotzias deklaroi në një intervistë se Bushati u largua nga Rama pasi ishte kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar me Greqinë. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij.

Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje.

Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë. E kam informuar kryeministrin Cipras me detaje. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë.

Nuk do flas për këtë. Kur të flas do i mësoni detajet. Por Greqia, dhe referohem në fuqitë e djathta dhe të djathta ekstremiste, duhet të bëhet serioze. Ata luajnë si patriotë dhe i vumë re se ku na drejtuan me Qipron. Pseudopatriotizmi dëmton vendin”.

Pyetjes së gazetarit nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias i është përgjigjur: Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.

Ish ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka kritikuar politikën e palës greke dhe të liderit të djathtë Micotakis, per tonet e ngritura sipas tij, ne muajt e fundit në raport me Shqipërinë. Kotzias propozon tjetër trajtim nga pala greke dhe opozita e djathtë të çështjeve që lidhin Greqinë me Shqipërinë përmes komisionerit Hahn dhe jo me deklarata kërcënuese në parlamentin grek si ajo e Micotakis.

Ai u shpreh se trajtimi i çështjeve me diplomaci dhe jo zënka të rëndomta vlerësohet gjithnjë më shumë duke shtuar: “Unë si Kotzias nuk do reagoja kështu me Shqipërinë. Demokracia e Re pranoi anëtarësimin në NATO dhe si vend kandidat për BE pa asnjë kusht, gjatë qeverisjes ndaj sjellja aktuale është hipokrizi nga ana e tyre. Nuk bëhet kështu politika e jashtme”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...