Video/Kryemadhi: Nuk mund ta mbajmë dreqin brenda, Rama është mallkim

Diel, 06 Janar 2019 11:37

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e LRI-së në Elbasan sot, paralelisht me takimin informal që kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon me qeverinë e tij të re dhe të vjetër.

"Nuk mund të mbajmë dreqin brenda, se është mallkim, - tha Kryemadhi, teksa u bëri thirrje të rinjve për të protestuar kundër qeverisë. - Më mirë pa kryeministër, se me Edi Ramën. Njerëzit më të diskriminuar sot janë socialistët, ndaj ne duhet t’u hapim dyert dhe të bashkohemi në një solidaritet që ta përmbyshim këtë të keqe. E keqja më e madhe sot është Edi Rama dhe sekti i tij kriminal. Më gjeni a ka ndonjë socialist sot në qeveri. Dy janë, Erion Braçe dhe Pandeli Majko, që s’kanë asgjë në dorë
Se Edi Rama pasi të mbarojë vetingun me pedagogët, do të fillojë me mësuesit e shkollave të mesme e pastaj më tej. Pse nuk e fillon Vetingun me veten e tij?! Shiheni si tha, njëherë i kam paratë e shtëpisë me emigracion, dje tha se ma ka blerë gruaja...Një mashtrues," theksoi Kryemadhi.

Modifikuar më Diel, 06 Janar 2019 11:46

Video

Login to post comments