Studentët vijojnë protestën tyre para Kryeministrisë, pas ndërprerjes së përkohshëm për shkak të festave të fundvitit dhe kthimit të tyre në shtëpi.
Ata kanë marshuar nga fakultetet e tyre dhe janë bashkuar para Kryeministrisë kur kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave; uljen e tarifës së studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo anulimin e ligjit të arsimit.
Si dje ashtu edhe sot, ata paralajmëruar për surpriza për kryeministrin Edi Rama, ndërsa është zbuluar njëra prej tyre. Ata kanë ideuar paketa, mbi të cilat shkruhet: “Dialogu me KM dëmton rëndë veten & njerëzit rreth teje”.
Në paketë ka disa detaje që e bëjnë këtë formë proteste akoma më të veçantë. Studentët kanë shpjeguar për Faxweb.al simbolikën e përdorur, ku thonë:
“Logoja e Kabinetit të Qeverisë është përdorur si prodhues i paktës. Logoja PAL “Paketa e Arsimit të Lartë” është emërtimi i paktës së Kryeministrit, prandaj kemi përdorur paketën si objekt për të përçuar mesazhin.
Piktura e kompozuar në të djathë të paketës është pikturë e Ramës. Pjesa anësore në të majtë të paktës është kompozuar barkodi PAL + 8 numrat = 8 Kërkesat tona.
Ndërsa tek përmbajtja në pjesën anësore të djathtë janë:
NIKOLLA + Nikotinë=Nikolltinë 5.8%
Katran + Rama= 50 % KatRAMA
Ministri + Oksid Karboni = Minioksid Karboni 9% Për 9 ministrat e hequr
Nivele toksike = 35.2%”