Mbyllet protesta e studentëve para Kryeministrisë: Kthehemi sërish nesër

Hënë, 07 Janar 2019 14:02

Ka zgjatur rreth 4 ore protesta e sotme e studenteve para Kryeministrise. Studenteve u jane bashkuar sot edhe qytetare te tjere, minatore dhe banore te Unazes se Re, nderkohe qe ne mbyllje te protestes, ata kane njoftuar vazhdimin e saj diten e nesërme ne te njejten ore.

Studentet kane shtuar sot edhe nje pike te nente ne kerkesat e tyre. Kerkesa e nente e studenteve eshte “te anulohet ligji per Arsimin e Larte”, kerkese kjo edhe e shume pedagogeve qe me heret u bene firmetare te nje peticioni ne mbeshtetje te studenteve.

Ne mbeshtetje te studenteve, qe vijojne sot protesten e tyre para Kryeministrise u jane bashkuar edhe banore te Unazes se Re. Ata proetstojne bashke me studentete para zyres se Rames dhe bejne thirrje per plotesimin e kerkesave, qe i jane bere tashme publike Rames.

“Mos harro se ate zyre nuk e ke te tenden, aty je me qira dhe do te largojme”- jane shprehur banore te Unazes se Re.

Studenteve protestues u jane bashkuar paraditen e sotme edhe minatoret. “Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë nga Bulqiza. Studentët  kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin”- thone ata.

Minatoret proetstues kujtojne se ata vuajne sot mungesen e te drejtave. “Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha nje nga minatoret.protesta1

Pas nje marshimi nga fakultetet e tyre, studentet jane mbledhur para godines se Kryeministrise.

“Ne nuk ndalemi, nuk terhiqemi, nuk ia leme vendin asnje klase politike te korruptuar, ta fiksoje mire Edi Rama e te dale sa nuk eshte vone, dil dhe ploteso kerkesat”- bejne thirrje protestuesit.

Te gjithe bashke shprehen te vendosur per te protestuar deri ne plotesimin pa asnje kusht te kerkesave te tyre, duke deklaruar se nuk heqin dore nga protesta.

Protesta ka nisur sot rreth orës 09:30, ndërsa është bojkotuar sërish mësimi, teksa studentët shprehen se nuk janë të kënaqur me vendimin e Këshillit të Ministrave, lidhur me plotësimin që iu bë 8 kërkesave të tyre të parashtruara në muajin dhjetor.protesta e studenteve

Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë. Përmes një drafti të ri, studentët kanë listuar kundërshtitë që kanë për çdo vendimmarrje të qeverisë në lidhje me 8 kërkesat e tyre.

Sakaq, protestës i janë bashkuar studentë të disa fakulteteve, si ata të shkencave të natyrës, gjuhëve të huaja dhe ekonomikut, por edhe nga disa fakultete të tjera.

Login to post comments