Në ka gjë që zgjidh punë sot në këtë Shqipëri të ngatërruar e bërë pisi nga krimi e korrupsioni është vetëm të largosh “mbretin” e këtij grupimi, kryeministrin e vendit, Edi Rama. Ai nuk është gjë tjetër veçse kryeministri i etiketuar i Surrelit. Ndërsa Veliajt ia bëri dasmën “pensioni i mamit”, këtij ia bëri Surrelin, herë emigracioni i kohës së largët “kur jetonte me ikona të vjedhura” (sipas Fatos Nanos) e herë “kursimet e gruas”. Studentët kërkojnë prej kohësh të drejtat e tyre, kërkesa sa të drejta aq edhe politike, të ngritura nga opozita qysh në vitin 2015 kur u miratua ligji i arsimit të lartë. Çdo zgjidhje me këtë kryeministër, pa e larguar atë, nuk është gjë tjetër veçse arnim i pushtetit të tij. Asnjë zgjedhje nuk i shërben studentëve nëse Edi Rama nuk largohet (shporret do ishte fjala e duhur). Nëse ky veprim mungon, atëherë protesta e studentëve ngelet si dalje në bulevard.