5 janari i vitit 1991, shënoi pas 46 vjetësh gazetën e parë opozitare në Shqipëri. Me këtë rast, redaksia e kësaj gazete, tashmë e përshtatur në teknologjinë e re edhe si portal i opozitës, organizoi një pritje me rastin e 28 vjetorit të daljes së numrit të parë. Përshëndetën të pranishmit, kryeredaktori Bledi Kasmi si dhe kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha. Në fjalën e tij kryetari i PD-së uroi gazetat sepse festa e “RD”-së është festë për gjithë shtypin e lirë. Sidomos tani, kur regjimi aktual, ka sjellë ditët më të zeza për lirinë e shtypit. “PD do të jetë në krah të tyre, me ne nuk ka asnjë vijë ndarëse mes dallëndyshes së fjalës së lirë, “RD”-së, edhe gazetarëve që punojnë sot. ju garantoj mbështetjen time të nderuar gazetarë në të gjitha betejat tuaja”-tha ndër të tjera z.Basha.