Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ndodhet në një intervistë ekskluzive për Ora News, me gazetaren Beti Njuma.
Berisha: Sot ka një përpjekje për të ngushtuar liritë. Studentët janë në rrugë, sepse liria akademike është asgjesuar.
Ky revolucion është një revolucion social dhe i tillë po dëshmohet. Ai filloi për një gjobë.
Në këtë kontekst unë e ndjek me simpati këtë lëvizje të mençuar, qytetare. Këta janë një gjeneratë shumë interesante.
Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Por për këta, ky nuk ishte një akt madhor. Në shqiptarët pëlqejmë kokat e turkut, por gjeneratat e tyre nuk e kanë këtë.