Buzhala: Rama i papunë, e fiton popullaritetin si Kim Kardashian

Tuesday, 08 Janar 2019 08:27

Analisti i gazetës Ekspres, e cilëson kryeministrin Rama dhe aktivizimin e tij në rrjetet sociale si një fenomen të ngjashëm me Kim Kardashian.

Berat Buzhala tha në A-Show në News24 se mendon se Rama i përket asaj kategorie njerëzish që nuk kanë një punë një angazhim dhe se gjithë aktivitetin e tyre e kanë të përqëndruar në rrjetet sociale nga ku marrin dhe vëmëndje.

“Ajo çfarë bën Rama këtu në Shqipëri nëpër botë quhet Sociality, si në rastin e Kim Kardashian që është kudo… Pra është një mënyrë e fitimit të popullaritetit që fillimisht është bërë prej njerëzve të tillë si Kim Kardashian  që s’kanë asnjë punë dhe të vetmen gjë që dinë të bëjën është zhurma në rrjetet sociale. Janë njerëz që nuk janë të kualifikuar për asgjë por dinë të marrin vëmendje në rrjetet sociale.

Herë nxjer një lajm her një tjetër dhe i bën 50, 60 apo 100 milion ndjekës. Jo vetëm Rama por ka dhe të tjerë si presidenti në SHBA apo edhe në vënde të tjera që janë thellësisht populistë, që po manipulojnë opinionin publik me këtë mënyrë. Unë mendoj se Shqipëria për momentin është në një demokraci nominale.

Pra nuk është demokraci sepse kryeministri po i keqpërdor mediat, po i keqpërdor taksapaguesit, buxhetin e shtetit dhe kështu po abuzon me demokracinë në Shqipëri. E ka kthyer demokracinë në mjet personal, nuk është qëllim në vetvete demokracia po përdorimi i saj për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Veprimet e tij, shfaqja e tij në misionin e Ermal Mamaqit, është e paprecedentë”, tha Buzhala.

Login to post comments