Kreu i shtetit Ilir Meta ka ftuar në takim miqësor në Tiranë, në zyrën e tij në Presidencë, një qytetar të thjeshtë me dy prindër shqiptarë, tashmë të ndarë nga jeta, por që jeton në Kosovë.
Shkak është bërë një kërkesë e qytetarit Naim Peposhi, shkruar në profilin në Facebook të Presidentit, të cilit Meta i ka kthyer personalisht përgjigje.
Peposhi ka aplikuar për të marrë shtetësinë shqiptare, siç prindërit e tij kanë pasur, por deri më tani nuk e ka marrë.
Presidenti e ka sqaruar se në emrin e tij nuk ka asnjë aplikim në administratën e presidencës për marrje shtetësie, dhe I ka dhënë sqarimet e duhura përmes ligjit përkatës dhe numrave të kontaktit.
Për më shumë lexoni komunikimin mes tyre në rrjetin social: