Pasi kanë protestuar para kryeministrisë për disa orë, studentët janë larguar duke marshuar tashmë drejt ambasadës së SHBA-ve, në Tiranë.
Vendimi vjen, sipas tyre, pas heshtjes së qeverisë dhe Kryeministrit, i cili nuk po reagon për plotësimin e kërkesave që i janë adresuar.
Ato kërkojnë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së per kauzën e tyre. Marshimi drejta ambasadës sipas tyre është për përshkallëzimin e protestës.
‘’Nuk kemi më besim te klasa politike shqiptare”, shprehen studentët.
Zona është rrethuar nga forca të shtuara policore, pasi është një nga zonat më të monitoruara. Studentët do të qëndrojnë për pak minuta edhe përballë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.