Gjosha: Pse u largua Bushati. Ministri i ri? Nuk kisha dëgjuar për të

E Enjte, 10 Janar 2019 11:55

Për deputeten e LSI-së, Klajda Gjosha, posti i Ministrit të Jashtëm, veçanërisht në këtë periudhë për Shqipërinë, është i një rëndësie të veçantë dhe kërkon eksperiencën e duhur.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ish-Ministrja e Integrimit thekson se Presidenti Ilir Meta, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është i vetmi “gardian” i Kushtetutës.

Dhe si i tillë, sipas saj, Presidenti Meta po kërkon të bëhen verifikimet e duhura të figurës dhe integritetit të Cakajt.

 

Deputetja e LSI-së u shpreh se gjatë karrierës së saj në politikë, qoftë edhe si Ministre e Integrimit për 4 vite, nuk kishte dëgjuar kurrë për Cakajn.

Gjosha thotë se fakti që po vonohet dekretimi i Genc Cakajt si Ministër i Jashtëm, nuk do të thotë se jemi përpara një përplasje institucionale mes Kryeministrisë dhe Presidencës.


Sa i përket shkarkimit të Ditmir Bushatit, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet në qeveri erdhën nga frika e Kryeministrit Edi Rama përballë revoltës gjithnjë e në rritje të qytetarëve.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 13:29
Login to post comments