Hetimet amerikane në lidhje me kompaninë DH Albania dhe përfshirja e Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe personave të tjerë ka futur në panik kreun e qeverise.
Falsifikimi i firmës së sekretarit të Shtetit të Delaware, falsifikimi i dokumenteve të tjera amerikane dhe dhënia e tenderit nga qeveria para se firma të ishte e regjistruar kanë bërë që hetimi për këtë çështje të jetë një ‘patate e nxehtë’ për Ramën dhe qeverinë.
Pikërisht për këtë arsye, Edi Rama ka vendosur të marrë vetë në dorë fatet e kësaj dosje.
Dëshmitarë okularë kanë treguar se vetë Edi Rama ka zhvilluar një takim dy orësh me kryeprokuroren Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Është kjo prokurore që ka në dorë edhe hetimin e dosjes së skandalit të Unazës së re, që rrezikon të prerë koka të mëdha të qeverisë dhe mazhorancës socialiste.
Kryeministri dhe Kryeprokurorja e Tiranës janë takuar në një nga saletat e veçuara të vilës Padam, mbrapa Kryeministrisë, për me shumë se 2 orë, thanë dëshmitarë që i kanë parë.
/Syri.net/