Revolucioni nisi, studentët ngrenë barrikada kundër policisë së Ramës

E Enjte, 10 Janar 2019 12:36

Revolta e studentëve shqiptarë kundër Ramës dhe bandës së tij që ka marrë peng Shqipërinë është në kulmin e saj.

Rinia e Shqipërisë nuk mundet më të durojë një qeverisje, pengmarrëse të së ardhmes së tyre. Një Kryeministër që po e shkatërron Atdheun tonë të përbashkët.

Sot ata e kanë përshkallëzuar protestën dhe revoltën e tyre. Qindra studentë janë ngujuar nëpër fakultete dhe kanë ndritur barrikada për të ndaluar policinë të futet.

Në fakultetin e Juridikut janë më shumë se 100 studentë që qëndrojnë të ngujuar brenda sallave të leksioneve.

Ata kanë mbledhur bankat dhe i kanë vendosur në hyrje të institucionit dhe të kateve. Rezistenca e tyre pa kthim sapo ka nisur.

 

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 12:39
Login to post comments