Partia Demokratike ka reaguar përmes Albana Vokshit në lidhje me protestën e studentëve, të cilat janë ngujuar në disa fakultete duke kërkuar plotësimin e kërkesave.
Në një dalje për mediat, Vokshi i bëri thirrje policisë së shtetit të mos guxojë të prek studentët që protestojnë paqësisht.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedent. Policia nuk duhet të prek studentët paqësor dhe të mos guxojë t’i dhunojë ata.
PD dënon ashpër deklaratë kërcënues të policisë të shkruar nga Edi Rama. Ne nuk do të harrojmë askënd që shkel ligjin për llogari kriminale të Edi Ramës. Disa pedagogë janë vënë në shërbim të qeverisë, duke i kërcënuar studentët me ngelje në provime apo djegia të studimeve. PD mbështet plotësisht kërkesat e tyre deri në përmbushjen përfundimtare” tha mes tjerash Vokshi.