Ramëdinpaku dhe juria e të diturve

E Enjte, 10 Janar 2019 16:29

Pak minuta më parë, në një nga cicërimat e tij në Twitter, kryeministri shqiptar sulmoi sërish Presidentin e Republikës për rastin Cakaj. Mes një gjuhë plot mllef, aspak institucionale, të cilën nuk kemi pse ia kërkojmë se nuk e ka pasur ndonjëherë, kryeministri kishte arritur në përfundimin që ky Genti, “ishte 100 herë më i ditur se Ilir Meta”. Që këtu kuptohet srandardi i llogjikës, vlerësimit, dhe raporti që ky njeri ka dhe ka pasur gjithë jetën e tij me të vërtetën, integritetin, dinjitetin, kombin dhe mbi të gjitha detyrën ndaj këtij të fundit.

Duke ardhur nga basifonde kombëtare dhe ndërkombëtare kuptohet metri i matjes së Ramës, por fatkeëqsia është se është kryeministri i Shqipërisë. Rast Cakaj e nxori zbuluar. Mllefi i Ramëdimpakut që është pa shkollë, pa diplomë, pa eksperiencë, dhe si arritje të vetën ka vetëm “20% në bashki”, nuk është në mbrojtje të këtij çunakut të Batonit. Mllefi i Dimpakut dhe të gjithë grupit që propozoi çunakun është thjesht ngërçi se si do t’i përgjigjen pardonëve në Beograd./55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 16:43
Login to post comments