Braimllari: Rama me Batonat e tij duan të shesin një komb të tërë

E Enjte, 10 Janar 2019 20:19

Mosdekretimi i Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm, ka hapur një debat politik në vend. Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari mbështet qëndrimin e Presidentit për të mos dekretuar Cakajn si Ministër të Jashtëm.

Përmes një postimi në facebook, ai thotë se Rama së bashku me Baton Haxhiun, duan të shesin një komb të tërë. Më tej ai shton se Cakaj cënon sigurinë kombëtare të vendit.

”Edi Rama me Batonat e tij duan të shesin një komb të tërë. Shqipëria nuk meriton një Ministër të Jashtëm, i cili cënon sigurinë kombëtare të vendit. Nuk na duhet një Ministër i Jashtëm që plotëson orekset seksuale të Edi Ramës”.

Modifikuar më E Enjte, 10 Janar 2019 20:23
Login to post comments