"Çakaj"/ Mediu: Meta veproi në përputhshmëri me Kushtetutën

E Enjte, 10 Janar 2019 20:34

Refuzimi i Gent Cakajt nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte tema e diskutimeve në studion e “45 minuta” në Report Tv. Fatmir Mediu, aleat i Lulzim Bashës dhe kryetar i Partisë Republikane ka thënë se Meta ka vepruar në përputhje me Kushtetutën, pasi ka bërë të gjitha verifikimet për kandidaturën e Cakajt. Mediu tha se vendimi i Metës është i paprecedentë, që një president të rrëzojë një ministër.

Po është hera e parë që një president rrëzon një ministër, dhe është hera e parë që jemi vend në NATO. Kemi një individ që s’ka këtë status, Një djalë i ri është propozuar. Presidenti ka për detyrë t’a kontrollojë. Presidenca e radhës së OSBE duhet të merret me çdo rast, Ballkan, etj. Do të ketë të bëjë me të gjitha kokat e diplomacisë, Pompeo, Lavrov, në konflikte që ka qenë e pamundur të zgjidhet. Situatat, të ndezura. Në këtë pikëpamje, kjo kërkon një njohës të kësaj problematike, ka patur të gjithë kohën për të njohur pozicionin tonë dhe të aleatëve tanë. Kështu shpërfillet raporti qeverisës i vendit. Rama kur kërkoi presidencën e OSBE i kishte të qarta objektivat. Kush është problemi? Zotëria, me gjithë respektin që kam për të si djalë i ri ka shfaqur teori që do e fusnin Shqipërinë dhe shqiptarët në një rrugë pa krye.

Mediu foli edhe për ndikimin rus në Ballkan. kryetari i PR-së, tha se në Ballkan ka një ndikim rus që është në rritje, dhe se Shqipëria e ka të qartë rrugën nga ku duhet të kalojë, që është në mbështetje të SHBA dhe BE.

Revelanca e Rusisë në Ballkan është shumë e lartë. Nëse shqiptarët janë miopë dhe mendojnë se dialogu Kosovë-Serbi me përfshirjen e Rusisë është në interes të shqiptarëve, gabojnë. SHBA dhe BE është e përfshirë në dialog, Rusia kërkon të hyjë në këtë dialog. SHBA dhe BE kanë një konsistencë në Ballkan. Ka patur ndërhyrje të Lavrov që thotë se nuk ka kufij të përhershëm në Ballkan. ky skenar rus ka dominuar në Ukrainë dhe Gjeorgji. Pyetja është e thjeshtë: çfarë duam të bëjmë? Të hyjmë në një proces që vëmë në pikëpyetje veten tonë, për gjëra që i kemi? Zoti Cakaj tha se ndryshimi i kufijve vjen në një kontekst europian. Pavarësisht diskutimeve që ka, nuk po flasim për kufij detarë, por për kufij territorial. Rama dhe Thaçi kanë të njëtin gjykim për kufijtë. Garant i Kushtetutës është gjykata Kushtetuese. Qeverisja është produkt i një mazhorance parlamentare, sot produkti është i Ramës, që shkel mazhorancën. Shumica e politikanëve mjeranë të lidhur me mandatin s’ka guxim të thotë asgjë.

Mediu tha se vendimi i Metës është në përputhje me Kushtetutën, pasi Gent Cakaj neglizhoi ligjin për të marrë një certifikatë sigurie dhe punoi 7 muaj si zv.ministër pa një certifikatë të tillë.

A do donit që ju presidenti i Republikës të fshihte fakte të rrezikshme për interesin e vendit tonë? Meta thotë që s’ka certifikatë sigurie dhe ka neglizhuar ligjin për veten e tij. Ky është aspekt ligjor. Po ju them që ministri i Jashtëm ka tjetër certifikatë sigurie se ka dokumente që s’kanë lidhje vetëm me vendin tonë.

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri.

Login to post comments