Protesta vazhdon! Studentët e filologjikut kundër rektoratit

Diel, 13 Janar 2019 13:26

Studëntët e Fakultetit te Historisë dhe Filologjise kanë dalë me një deklaratë kundër vendimeve të rektoratit të Universitetit të Tiranës që bën thirje për vazhdimin e procesit mesimor.

Ja deklarata e plotë e  tyre:

Nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit, dhuna e ushtruar  nga forcat policore dhe vendimi i marrë nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, në të cilin kërkohet vazhdimi i procesit mësimor, studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dolën më përfundimin që të mos njohin vendimin e rektoratit.

Studentët do të vazhdojnë me bojkotimin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave. Studentët presin që Rektorati të dalë në mbrojtje, mbështetje të tyre dhe jo të kërkojë shuarjen e protestës nëpërmjet thirrjes për zhvillimin e procesit mësimor.

Lufta për arsim cilësor do të vazhdojë deri në fund! 

Axhenda e ditëve në vazhdim do të publikohet së shpejti.

Studentët e bashkuar për arsim cilësor!

Nga Kordinatorët e Departamenteve

Image

Modifikuar më Diel, 13 Janar 2019 13:46
Login to post comments