Sandër Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës

Diel, 13 Janar 2019 14:14

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar ndaj gjendjes së sigurisë dhe rendit në vend në emër të Partisë Demokratike.

Në një shënim në faqen e tij në facebook ai shkruan se “Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues”.

Ja postimi i plotë i Salianjit në facebook:

Lleshaj, Zhvejku i Ramës jo ushtari i Republikës!

Kur je pupaci i shefit, zgjedh pa problem të kesh partner krimin, jo studentët, zgjedh interesin personal për pushtet tê KM dhe jo Kushtetutën dhe ligjin!

Në Durrês bandat plaçkisin shtëpinë e biznesmenit dhe i marrin peng edhe fëmijën

Në Fushë-Krujë, pak km larg aeroportit të vetëm, maskat dalin duke terrorrizuar dhe plaçkitur në mes të rrugës

Dy gra aksidentohen me vdekje, pêr shkak të mungesës së sinjalistikës, Qindra familje të tjera anembanê Shqipërisë jetojnë nën terrorrin dhe vjedhjet e bandave

Grupet më të fuqishme kriminale vazhdojnê të qetë aktivitetin

3 të vrarë në Elbasan në atentat mafioz

Ai që hesht është pupaci i Edi Ramës në Ministrinë e Brendshme.

Shqetësimi kryesor i Sandër Lleshajt është dhuna dhe terrorri psikologjik ndaj studentëve protestues.

Është ministri që do të mbahet mend si urdhëruesi i pushtimit policor të Univeristeteve, duke ia kaluar edhe Hekuran Isait të diktaturës!

Pupaci ushtar i Edi Ramës është ministri, i cili nuk ka folur asnjëhere të vetme per revanshin e krimit ndaj shtetit, per korrupsionin gjigand, per rendin dhe sigurinë!

Të trajtosh studentêt si kriminelë dhe kriminelët si partnerë është zgjedhja e anës së gabuar.

Në demokraci, politikani ka frikë ligjin dhe qytetarët, ministri i brendshëm i republikës duhet të kujdeset për rend dhe siguri, duke nisur nga sigurimi i protestës së qetë të studentëve.

Lleshaj ka zgjedhur të jetë Zhvejku i Ramês dhe jo ushtari i Republikês!

Login to post comments